You are here: HomeKuzhineBrumeraPite me gjize dhe kos

Pite me gjize dhe kos

Publikuar ne Brumera Friday, 06 December 2013 09:46

Perberesit:
1 kg miell,
3 luge vaj
luge kripe
1 luge sheqer
1 kub maja birre;
600 ml uje.
Per mbushjen:
1 gote kos,
1/2 kg gjize,
1 veze,
majdanoz, kripe.

Ne nje ene te madhe, hedhim miellin dhe bejme nje vrime ne mes, ku hedhim vajin, kripen, majane e birres,sheqerin dhe ujin pak nga pak. Zeme brumin dhe e punojme per disa minuta. Kur duart te na dalin te pastra, e perplasim me energji, pasi kjo e ben me elastike. E ndajme me topa siper byrek dhe i veme ne nje tave jo shume afer pasi fryhen. Kur kane dyfishuar vellimin, brumi eshte gati per te realizuar pitet, te cilat i hapim si kulacka te medha dhe i mbushim me perberesit e tjere te perzier.Mbledhim cepat dhe mbulojme mbushjen anash.
I pjekim ne furre te ngrohte ne 180°.

Lini nje koment