You are here: HomeKuzhineBrumeraRizoto me kungull

Rizoto me kungull

Publikuar ne Brumera Wednesday, 06 November 2013 10:28

Perberesit :
1 qepe e prere holle,
1 cope e madhe kungulli e prere me kubike,
300 gr oriz per rizoto,
1/2 gote vere e bardhe,
1/2 gote qumesht,
2 koncentrat supe,
2 luge vaj,
2 luge gjalpe,
kripe ,piper.

Nje pjate e thjeshte, e shijshme e cila do vetem 25 minuta per tu pergatitur e sherbyer. Kaverdisim qepen me copat e kungullit me zjarr ta embel. Me pas shtojme qumshtin dhe shtypim nje pjese te kungullit (sipas deshires, por keshtu behet si krem e jep ngjyren e bukur orizit). Pas kesaj, shtojme orizin, te cilin e kemi thekur pak menjane ne tigan. Shtojme veren e bardhe dhe e leme te avulloje. Kur orizi te jete i thate, shtojme uje ku kemi tretur koncentratin e supes. E shtojme pak nga pak, qe rizoto te kete mundesi te gatuhet dhe ne te kontrollojme lageshtiren e duhur. Veprojme keshtu, derisa orizi te jete gatuar dhe te jete jo i thate. Shtojme piperin, e heqim nga zjarri dhe e perziejme me gjalpin, per ti dhene aromen e saj.Sherbehet me djathe te grire te tipit parmezan.

Lini nje koment