You are here: HomeKuzhineBrumeraByrek turk me djath

Byrek turk me djath

Publikuar ne Brumera Thursday, 20 June 2013 13:40

Perberesit per 18 byrek:
1 pako peta byreku (6 cope)
400gr djath kremoz
2 luge majdanoz ose koper
kripe
piper
vaj per skuqje
Per mbushjen:
Perziejme djathin kremoz me majdanozin ose kopren dhe e rregullojme me pak kripe e piper.

 

Marrim nje pete byreku, e sperkasim me pak uje dhe e ndajme ne tre pjese duke formuar tre drejtekendesha te njejte. Vendosim ne anen e secilit drejtkendesh pak nga mbushja e mesiperme, mbyllim fillimisht anet ne gjatesi dhe me pas e rrotullojme rreth vetes per te perftuar nje role. Lagim me uje anet e byrekut qe te ngjiten me njera tjetren ne menyre qe mbushja te mos dal jashte dhe i skuqim ne vaj te nxehte per pak minuta derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. I vendosim byreket e skuqur ne nje pjate ku kemi shtruar letra kuzhine per t'i thithur te gjithe vajin e tepert. I konsumojme te nxehte ose te ngrohte shoqeruara me salca te ndryshme. Per nje variant me me pak kalori, mund ti pjekim byreket ne furre per pak minuta derisa te fryhen dhe me pas i leme te ftohen ne temperature ambjenti.

Lini nje koment