You are here: HomeKurioziteteTop ListaTop 10: Ndertesat me te larta ne Bote

Top 10: Ndertesat me te larta ne Bote

Publikuar ne Top Lista Thursday, 08 November 2012 14:01

Gradacelat dhe ndertesat e larta jane bere pjese e jetes sone. Njerezit po kerkojne te kalojne nga ndertesat e vogla njekateshe ne apartamente ne ndertesa te larta, prandaj gradacelat ndertohen gjithnje e me te medha. Eshte hobi per cilindo per te arritur ne majen e nje ndertese te larte, dhe te shikoje pamjen qe ofrohet nga kjo lartesi. Pothuaj te gjithe e dine se ne vendin e pare eshte Burj Dubai, por shume pak dine listen e 10 ndertesave me te larta.

 

Two-International-Finance-Centre-261x300

10.Two International Finance Centre

Two International Finance Centre eshte nje nga ndertesat me prestigjoze ne Hong Kong. Lartesia eshte 415 metra dhe ka 88 kate. Ajo eshte ndertuar ne vitin 2003. Ne Two International Finance Centre mund te akomodohen me shume se 15000 persona. Ngjyra e lehte ne blu e ben me te bukur gjate dites. Kjo ndertese eshte nga te paktat objekte ne bote qe ka ashensor me dy kate. Nje tjeter fakt interesant eshte se ketu eshte luajtur filmi Tomb Raider 2. Bukuria e kesaj gradacele dyfishohet sepse ajo eshte ndertuar afer bregdetit. Rrjeti i telekomunikacionit eshte nje nga me te mirat ne bote.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Jin-Mao-Tower-225x300

9. Jin Mao Tower

Jin Mao Tower eshte ndertesa e 9-te me e larte ne bote. Ajo eshte me 88 kate, e ndertuar me beton, hekur dhe xham. Kjo ndertese dominon Shangain e cila po peson rritje shume te shpejt ekonomike. Jin Mao Tower eshte 421 metra e larte dhe u ndertua ne vitin 1999. Gjate dites godina ka ngjyre gri. Hoteli ne katin e fundit te kesaj ndertese konsiderohet si nje nga hotelet me te larte ne bote dhe quhet Shanghai Grand Hyatt . Kjo ndertese eshte e dyta me e larte ne Shanghai dhe ka mbajtur vendin e pare ne Kine nga viti 1999 deri ne 2008.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Guangzhou-International-Finance-Center-238x300

8. Guangzhou International Finance Center

Guangzhou International Finance Center mban vendin e 8 ne top listen tone. Kjo ndertse e madhe eshte 438 metra e larte me 103 kate dhe eshte ndertuar ne vitin 2010 ne Guangzhou, nje nga qytetet me te zhvilluara te Kines. Ne listen tone Kina ka 6 ndertesa , e cila aprovon fuqine dhe potencialin e saj financiar. Funksioni kryesor i Guangzhou International Finance Center eshte per perdorim biznesi dhe me salla konferencash. Pamja e saj unike krijon idene e nje ndertese ne forme trekendore per turistet. Ngjyra blu e erret i jep asaj nje pamje fantastike dhe jo vetem gjate dites, por edhe naten.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

sears-tower-willis-tower-224x300

7. Willis Tower

Willis Tower eshte ndertesa e 7 me e larte ne bote. Kjo kulle eshte me e vjetra e gjithe listes sone. Eshte ndertuar ne 1974 ne Chicago, nje nga qytetet me te bukura ne Amerike. Ajo kap lartesine 442 metra me 108 kate, kjo e ben Willis Tower nje vend ideal per cdo kompani, madje nje hapesire e konsiderueshme ne ndertese perdoret nga kompani qe ofrojne sherbime juridike, sigurimi dhe financiare. Willis Tower ka mertiten e mbajtjes se titullit si ndertesa me e larte per 22 vjet nga 1974 deri ne 1996, mbas Petronas Towers qe u ndertuan ne Malajzi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

nanjing-greenland-financial-center-237x300

6. Nanjing Greenland Financial Center

Nanjing Greenland Financial Center eshte ndertuar ne Najing, e cila eshte nje tjeter qytet i zhvilluar ne Kine. Aktualisht kjo ndertese eshte e 6-ta, nder ndertesat me te larta dhe u ndertua ne vitin 2010. Kjo kulle e jashtezakonshme eshte 450 metra e larte me 66 kate, te cilat perdoren pergjithesisht per qellime zyrtare. Per shume inxhiniere, arkitekte dhe turiste qe e vizitojne kete kulle, mendojne se kjo reflekton stilin dhe traditen e kultures Kineze. Nje fakt interesant per Nanjing Greenland Financial Center, ndertesa eshte projektuar nga i njejti inxhinier qe projektoi Burj Dubai

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Petronas-Towers

5. Petronas Towers

Ne fakt Petronas Towers jane dy kulla me te njejten lartesi qe lidhen me njera tjetren dhe konsiderohen si nje e vetme. Kjo kulle njihet si e 5–ta me e larta ne bote e ndertuar ne vitin 1998 ne Kuala Lumpur, nje qytet shume i bukur i Malajzise. Me lartesi prej 452 metra ajo ka 88 kate. Petronas Towers perdoren per sherbime biznesi. Nese e shikojme si dy kulla binjake ato mbajne vendin e pare ne bote si kullat binjake me te larta. Gjithashtu ato mbahen si krenaria e Malajzise.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

International-commerce-centre-220x300

4. International Commerce Centre

International Commerce Centre eshte nje nga strukturat me te medha qe eshte prodhuar ndonjehere. Kjo ndertese mban vendin e katert si kulla me e larte ne Hong Kong. Me lartesi 484 metra dhe me 118 kate, kulla u ndertua ne vitin 2010. Kjo ndertese madheshtore perdoret per qellime biznesi. Ngjura blu e hapur bie ne sy menjehere dhe ne te eshte nje nga hotelet me te larte.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shanghai-World-Financial-Center-200x300

3. Shanghai World Financial Center

Shanghai World Financial Center eshte e treta ndertese me e larte ne bote, e ndertuar ne vitin 2008 ne Shanghai. Eshte nje nga mbrekullite arkitekturore te Kines dhe ndertesa me e larte ne Kine. Shanghai World Financial Center perdoret per qellime hotelerie, zyra, qendra konference, qendra tregtare, te cilat jane ne katet e poshtme. Kjo kulle madheshtore me 101 kate ka 91 ashensore dhe eshte 492 metra e larte. E pare nga larg naten ajo ka ngjyre blu te hapur dhe duket si nje "engjell blu i madh mbi toke".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Taipei-101-213x300

2. Taipei 101

Taipei 101 eshte gradacela e dyte me e larte ne bote. Eshte nje nga konstruksionet me unike dhe me te medha e cila reflekton vlerat antike dhe teknologjine e Taiwan-it. Ajo gjithashtu paraqet disi arkitekturen Kineze. Taipei 101 ka 101 kate me 61 ashensore dhe ka lartesine 509 metra. Kulla eshte ndertuar ne menyre te tille qe te perballoj fatkeqesite natyrore si stuhite dhe termetet. Taipei 101 perdoret per qellime biznesi, restorante, klube, qendra tregetare e shume te tjera. Disa nga korporatat me te medha kane zyrat e tyre ne kete ndertese. Nje fakt interesant i Taipei 101, atje do te gjeni ashensoret me te shpejte ne bote.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burj-khalifa

1. Burj Khalifa (Burj Dubai)

Burj Dubai akualisht eshte ndertesa me e larte ne bote. Kjo ndertese perfundoi ne vtin 2010 dhe ka rekordin me 828 metra lartesi me 162 kate. Burj Dubai eshte struktura me e madhe ne bote. Ajo ka shume tituj, ndertesa me më shume kate, ndertesa me e larte e banueshme, ka xhamine me te larte (kati i 158), restorantet me te larte (kati 122), klubi i nates me i larte (kati 144) dhe shume rekorde te tjera. Ata qe duan ta shikojne qytetin nga pika me e larte, nuk ju duhet te pagujne asgje. Ndonjehere duket e pabesuaeshme qe njerezit mund te ndertojne nje strukture kaq te madhe.

Lini nje koment