You are here: HomeKurioziteteTe tjeraLetra e 25 vjecares: Si te martohem me nje te pasur?!

Letra e 25 vjecares: Si te martohem me nje te pasur?! Zgjedhur

Publikuar ne Te tjera Thursday, 22 May 2014 10:20

Një letër shumë interesante dhe e sinqertë e një 25 vjeçareje e cila ka rënë në hall për tu martuar me një burrë të pasur dhe shkruan një letër të hapur. Shikoni si i përgjigjen letrës së saj njerëz me rëndësi.

Çfarë duhet të bëj, që të martohem me një burrë të pasur?

Përshëndetje! Do të jem e ndershme për atë çfarë do them.

 

Jam 25 vjeçe. Jam shumë e bukur, kam stil dhe gusto të mirë. Dëshiroj të martohem me një burrë, që ka një pagë vjetore 500 mijë dollarëshe e sipër. Ju mund të mendoni se jam grykëse, por një rrogë vjetore prej 1 milion dollarë konsiderohet si një pagë e klasës së mesme në Nju Jork. Kërkesa ime nuk është shumë e lartë. A ka ndonjë në këtë forum, që ka një rrogë vjetore prej 500 mijë dollarë? A jeni të gjithë të martuar? Dua t'iu pyes: Çfarë duhet të bëj, që të martohem me një njeri të pasur si ju?

 

Ndër ata, me të cilët kam dalë, më i pasuri ka pasur 250 mijë dollarë të ardhura vjetore, dhe kjo duket se ka qenë limiti më i lartë për mua.
Nëse dikush do të zhvendoset në një zonë rezidenciale, me kosto të lartë në perëndim të Nju Jorkut, 250 mijë dollarë të ardhura vjetore nuk janë të mjaftueshme.

 

Jam këtu thjesht për t'iu bërë disa pyetje:
1) Çfarë vendesh frekuentojnë beqarët e pasur ? (Ju lutem listoni emrat dhe adresat e bareve, restoranteve, palestrave)
2) Çfarë grupmoshe duhet të kem si objektiv ?
3) Përse pjesa më e madhe e grave të të pasurve janë me një paraqitje mesatare? Kam takuar disa vajza që s'kanë paraqitje dhe s'janë të interesuara, por janë në gjendje të martohen me meshkuj të pasur...
4) Si e vendosni se kush do jetë bashkëshortja juaj dhe kush mund të jetë vetëm e dashura juaj? (qëllimi im është të martohem)
Faleminderit, Ms. Pretty.
***********************************************

Bankieri i përgjigjet vajzës së bukur. "Bukuria, aset i zhvlerësueshëm"

Lini nje koment