You are here: HomeKurioziteteTe tjeraCfare tregojne format e trupit tek ne ?!

Cfare tregojne format e trupit tek ne ?! Zgjedhur

Publikuar ne Te tjera Monday, 05 May 2014 12:57

Shkencëtarët pohojnë se forma e trupit të femrës mund të ofrojë çelësin për të kuptuar jetën e saj seksuale. Kështu, për shembull, mendimi i vërtetuar se gratë me ije të gjera kanë më shumë partnerë seksualë se të tjerat, ose, disa preferojnë të thonë: "madhësia nuk ka rëndësi ...". Të fillojmë me radhë:

 

- Koka: Njerëzit me kokë më të madhe kanë memorie më të mirë. Hulumtimi në universitetin e Southampton-it ka treguar se pensionistët me kafkat më të mëdha kanë treguar rezultate më të mira në testet e kujtesës.

 

- Flokët: Burrat tullacë konsiderohen të jenë të ashpër dhe tipa "macho", por vetëm në qoftë se rruajnë tërë kokën. Ata perceptohen si burra të fortë dhe të vendosur. Flokëkuqtë janë më të ndjeshëm ndaj dhimbjes dhe ata shpesh kanë nevojë për doza më të larta të anestezionit ose qetësuesve. Biondet janë më të sigurta në vetvete sepse janë mësuar për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

 

- Balli: Balli i gjerë do të thotë se një person është i zgjuar, praktik, i vlefshëm dhe plot me ide. Balli i drejtë flet për pragmatizëm dhe devijimit të paqëllimshëm nga faktet.

 

- Vetullat: Ekspertët kinezë për interpretimin e tipareve të fytyrës mund të interpretojnë edhe detajet më të vogla. Pra, ata thonë se njerëzit me vetulla të trasha dhe të zeza, kanë prirje aktive dhe miqësore, kurse ata me vetullat e holla që shkëlqejnë, përgjithësisht janë më të tërhequr.

 

- Sytë: Meshkujt me sy kafe janë, sipas hulumtimit, të sjellshëm dhe më të këndshëm, kurse preferojnë të flenë më gjatë. Revista, "International chronobiology", argumenton se ciklet e gjumit tek njerëzit me sy të errët, mbesin dy orë prapa, pas të tjerëve.

 

- Hunda: Shkencëtarët nga Illinois-i kanë zbuluar se gënjeshtarëve me të vërtetë iu rritet pakëz hunda e tyre kur gënjejnë. Ky ndryshim është aq i vogël se që nuk mund të shihet me sy të lirë, por ënjtja e pavërejtur shkakton kruarje të hundës dhe personi i tillë kur gënjen, fillon të kruajë hundën e tij.

 

- Goja: Njerëzit me gjuhë të gjatë mund të kenë probleme me apnea-n obstruktive dhe gërhitjen. Buzët e plota janë seksualisht tërheqëse për seksin e kundërt. Burrat i pëlqejnë buzët më të plota, të ngrohta dhe të kuqe, ndërsa gratë pëlqejnë ato pak më të vogla, që përfaqësojnë "një kombinim të sensualitetit dhe rezistencës".

 

- Mjekra: Femrat me mjekër të theksuar janë më të prira për të qenët jo besnike, sepse ato kanë nivele të larta të testosteronit.

 

- Gjoksi: Femrat me gjoks më të madh kanë inteligjencë më të lartë, sipas një studimi të kryer në Çikago, ku morën pjesë 1200 anëtare të gjinisë më të bukur. Përveç kësaj, femrat me gjoks më të madh dhe bel të ngushtë, kanë më shumë fëmijë. Meshkujt me gjoks leshtor janë më pak tërheqës. Zonjat pëlqejnë trupin e hijshëm, sidomos gjatë ditëve më pjellore të muajit, sepse burrat me gjoks leshtor kanë nivele të larta të estrogjenit (hormonit femëror), i cili mund të ndikojë në burrërinë e tyre.

 

- Krahët: Ata që kanë krahë më të gjatë se sa mesatarja, kanë për 10 për qind më pak gjasa, për të zhvilluar sëmundjen Alzheimer-it dhe shtatë për qind më pak gjasa për të vuajtur nga demenca.

 

- Duart: Te meshkujt ku gishti i katërt është më i gjatë se gishti tregues, janë ngasës të dobët, kurse ata me gishtin tregues të gjatë, më shumë kanë gjasa të vuajnë nga depresioni. Dijetarët e tjerë, megjithatë, besojnë se i ashtuquajturi gishti i unazës, tregon qëndrimin e tij ndaj parave, në qoftë se ai është më i gjatë se gishti tregues, do të thotë se ai person do të jetë i pasur. Fëmijët të cilët kanë këtë gisht më të gjatë se gishtin tregues, janë më të mirë në matematikë, ndërsa tek ata të cilët kanë gishtin e mesëm dhe gishtin e unazës me të njëjtën gjatësi, kanë rezultate më të mira në gjuhën e tyre amtare.

 

- Stomaku: Meshkujt me peshë të rëndë kanë qëndrueshmëri seksuale më shumë se sa ata me trup të hollë. Ata bëjnë dashuri mesatarisht 7.3 minuta, ndërsa burrat e hollë nuk mund të durojnë më shumë se 108 sekonda. Burrat me peshë të rëndë kanë nivele të larta të hormoneve seksuale femërore dhe për këtë shkak përjetojnë orgazëm më të ngadaltë. Njerëzit që janë ekspertë për kërthizë, thonë se femrat me kërthizë në formë të gotës ose kërthizën e tërhequr, janë shumë të ndjeshme dhe të prira për t'u shqetësuar.

 

- Ijët: Gratë me ije të gjera harrojnë më shumë se të tjerat. Megjithatë, dhjami i grumbulluar në ije në vend të stomakut, më mirë mbron nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

 

- Këmbët: Këmbët e gjata tregojnë një rrezik më të ulët të diabet tip 2. Hulumtuesit nga universiteti i Bristolit kanë gjetur se personat me këmbët e gjata, rrezikohen më pak nga diabeti për 19 për qind. Studime të tjera kanë zbuluar se këmbët më të shkurtra tregojnë për kequshqyerjen në fëmijëri, e cila gjithashtu mund të luajë rol në funksionimin e mëlçisë.

Lini nje koment