You are here: HomeKurioziteteTe tjeraKur zhgenjehesh nga martesa.

Kur zhgenjehesh nga martesa. Zgjedhur

Publikuar ne Te tjera Saturday, 26 April 2014 16:13

Ti dhe bashkeshorti dukej sikur kishit shume gjera te perbashketa, por para se te martoheshit. Tani, zhgenjimi ka krijuar nje hendek mes jush; ju ka bere me shume shoke burgu se shok jete. Ti mund ta permiresosh marredhenien me bashkeshortin. Por, se pari, shqyrto pse mund te zhgenjehesh

 

Pse ndodh?

 

Perballesh me realitetin. Rutina e perditshme si, puna, rritja e femijeve dhe marredhenia me njerezit e bashkeshortit mund ta gerryejne pak nga pak lumturine martesore. Per me teper, problemet e papritura, ndoshta nje problem financiar ose perkujdesja per nje familjar me semundje kronike, mund ta tendosin lidhjen martesore.

 

Mosperputhjet midis jush duken te pakaperdishme.

Para se te martohen, ciftet priren t 'i anashkalojne mosperputhjet midis tyre. Por, kur martohen, zbulojne sa shume ndryshojne ne fusha te tilla si, menyra e komunikimit, shpenzimi i parave dhe zgjidhja e problemeve. Mosperputhjet qe dikur ishin thjesht te bezdisshme, tani duken te patolerueshme.

 

Jeni ftohur emocionalisht. Me kalimin e kohes, grumbullimi i fjaleve dhe i veprimeve te pasjellshme bashke me nje liste te gjate konfliktesh te pazgjidhura, mund ta beje burrin ose te mbyllet ne guasken e vet, ose me keq akoma, te filloje te lidhet emocionalisht me dike tjeter.

 

Prisje gjera jorealiste. Disa martohen me mendimin se kane gjetur personin e duhur. Edhe pse mund te duket dicka romantike, kjo mund te jete gracka qe i paraprin nje katastrofe. Sapo lindin problemet, miti " i shpirtit binjak" shembet dhe u krijon te dyve ndjesine se kane bere nje gabim.

Lini nje koment