You are here: HomeKurioziteteRekordeKine, ne nje klase 20 binjake !

Kine, ne nje klase 20 binjake ! Zgjedhur

Publikuar ne Rekorde Tuesday, 15 April 2014 11:44

Në një shkollë në qytetin kinez Wuhan, në një klasë ka plotë 20 binjakë prej 22 nxënësve në përgjithësi. Mund ta paramendoni se sa të vështirë e ka mësuesja e klasës që t'i dallojë nxënësit e saj.

 

"Është shumë vështirë t'i dallosh, ndërsa të gjithë mbajnë uniforma të njëjta. E kam të vështirë ta di se kujt po i drejtohem kur bëj pyetje ose nëse i paralajmëroj se bisedojnë gjatë orës së mësimit", është shprehur Xu Fei, mësuesja 28-vjeçare.Mirëpo, ajo ka thënë se me kalimin e kohës dhe me njohjen e nxënësve, po arrin të mësojë se kush është kush, pasi ka filluar t'i vërejë dallimet e vogla mes binjakëve.

Drejtori i shkollës ka thënë se nuk bëhet fjalë për numër të madh binjakësh në atë rajon, porse ka rastisur që shumë prej tyre të përfundojnë në të njëjtën klasë.

Lini nje koment