You are here: HomeKurioziteteRekordeMe floke terheq autobusin

Me floke terheq autobusin

Publikuar ne Rekorde Tuesday, 09 July 2013 12:12

Këshilltari për siguri nga Leicesteri, Manjit Singh, i cili në Angli është i njohur si njeriu i çeliktë, të enjten me flokët e tij ka tërhequr në distancë prej 21.2 metrash një autobus me peshë prej tetë tonesh duke thyer kështu rekordin Guinness. Ky rekord është vendosur në Londër gjatë Ditës tradicionale të rekordeve të Guinnessit, ku kanë marrë pjesë mijëra njerëz anekënd botës, të cilët veç rolit të tyre si spektatorë, janë munduar të thyejnë edhe ndonjë rekord. Për Singhun kjo ishte një arritje e madhe, duke qenë se në vitin 2007 nuk ka mundur të tërheqë të njëjtin autobus me anë të veshëve të tij, në distancën e kërkuar.

Lini nje koment