You are here: HomeKurioziteteNatyra & KafshetDelfini me dy koka?!

Delfini me dy koka?! Zgjedhur

Publikuar ne Natyra & Kafshet Thursday, 14 August 2014 09:39
Në një plazh në Turqi është gjetur një delfin me dy koka. Mesa duket specia nuk ishte më shumë se një vjeç. Gjetja e një specie të rrallë ka bërë që shumë biologë të studiojnë rastin. Sipas agjencisë së lajmeve Dogan, delfini që ishte i ngordhur është gjetur nga një mësuese. “Në momentin e parë nuk mund ta besoja sepse kurrë më parë nuk kisha dëgjuar që të flitej për një delfin të tillë”.
Më pas ajo ka lajmëruar policinë dhe kanë nisur kërkimet e studimi lidhur me këtë rast që i është besuar biologut, Mehmet Gokoglu nga Universiteti Akdeniz. Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një specie jashtëzakonisht të rrallë.

Lini nje koment