You are here: HomeKurioziteteNatyra & KafshetNje vizite ne Kamboxhia

Nje vizite ne Kamboxhia Zgjedhur

Publikuar ne Natyra & Kafshet Monday, 02 June 2014 10:35

Fshatra pluskuese, tregje qe gumezhijne, rruge plot motocikleta qe transportojne qe nga pulat e gjalla  e deri tek frigoriferet- keto jane vetem disa nga gjerat qe sheh e degjon ne disa pjese te Kamboxhias.Kamboxhianet njihen si njerez te ngrohte, miqesore dhe shume te lidhur me njeri-tjetrin. Ne raste jo-formale, mund t 'i drejtohen njeri-tjetrit me fjalet vella, moter, halle, daje, gjysh , gjyshe edhe nese takohen per here te pare.

Orizi dominon ne kuzhinen kamboxhiane. Nje vakt tipik perbehet nga tri ose kater pjata, ku shpesh perfshihet dhe supa. Peshku eshte nder me te preferuarit. Eshte e zakonshme qe ne te njejtin vakt te sherbehen gatime te embla, te tharta dhe te kripura.

Fruta e dragoit eshte mjaft e preferuar ne Kamboxhia.Disa kamboxhiane jetojne ne shtepi-varka, kurse te tjere jetojne ne shtepi te ngritura ne hunj te gjate ose mbi platforma pluskuese. Ka edhe shkolla, klinika, tregje dhe pika karburanti qe pluskojne.

 

Rreth 2 mije vjet me pare, tregtaret dhe pelegrinet indiane qe shkonin ne Kine, filluan te frekuentonin bregdetin e Kamboxhias dhe te shkembenin mendafshin dhe metalet me ereza, drure aromatike, fildish e ar. Me kalimin e kohes ata u ndikuan shume nga India e Kina e si rrjedhoje ne vend lulezoi budizmi dhe hinduizmi. Sot, mbi 90 % e banoreve jane budiste.

Lini nje koment