You are here: HomeKurioziteteMistere & HistoriZbulohet nje planet i ngjashem me Token !

Zbulohet nje planet i ngjashem me Token ! Zgjedhur

Publikuar ne Mistere & Histori Friday, 18 April 2014 12:00

Astronomët thonë se kanë zbuluar një planet të largët që ngjan shumë me Tokën. Planeti, për rreth 10 për qind më i madh se Toka, është zbuluar nga teleskopi orbital i NASA-s, Kepler. I quajtur Kepler-186f, planeti i ri është rreth 500 vjet drite larg nga Toka. Elisa Quintana, hulumtuesja kryesore në Qendrën e Kërkimeve të NASA-s, ka thënë se planeti mund të konsiderohet më shumë si "kushëri" i Tokës sesa binjak, sepse ai rrotullohet rreth një ylli që është më i vogël se Dielli. Që kur është lansuar në vitin 2009, teleskopi Kelper ka konfirmuar ekzistencën e 961 planeteve.

Lini nje koment