You are here: HomeKurioziteteMistere & Histori5 mitet false qe jane ngritur mbi nishanet

5 mitet false qe jane ngritur mbi nishanet

Publikuar ne Mistere & Histori Friday, 22 November 2013 09:36

Ato më të mëdha a janë të rrezikshme? Nëse i lëndojmë, a përbën rrezik? Këto dhe pyetje të tjera si këto mund t'ju kenë shqetësuar gjithmonë rreth nishaneve, këtyre elementëve të fytyrës suaj, të cilët edhe pse ndonjëherë mund t'ua bëjnë atë më tërheqëse, asnjëherë nuk janë kuptuar në të vërtetë se çfarë janë. Le të nxjerrim pra "sekretet" që lidhen me këta "mysafirë" të vegjël të trupit tonë:
1.Nuk është e vërtetë se goditjet apo lëndimet e nishaneve janë të rrezikshme. Goditja e jashtme ndaj tyre, edhe nëse përsëritet, nuk ndikon në natyrën beninje ose malinje të tyre.
2. Nuk është e vërtetë që një degjenerim apo zmadhim i nishanit mund të kthehet në një tumor.
3.Nuk është e vërtetë se heqja e një nishani është e rrezikshme. Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Sepse në qoftë se ai është i parregullt apo është thjesht i shëmtuar, është e mirë për ta hequr fare atë.
4. Nuk është e vërtetë që ato i kemi nga lindja, janë më në rrezik sesa ato që shfaqen teksa jemi të rritur. Gjithsesi, duhet t'i kontrollojmë vazhdimisht.
5. Nuk është e vërtetë se nëse nëna ka shumë nishane, edhe fëmija i saj do të ketë shumë të tilla.

Lini nje koment