You are here: HomeKurioziteteGjerat qe kerkon nje femer ndaj mashkullit

Gjerat qe kerkon nje femer ndaj mashkullit

Publikuar ne Kuriozitete Wednesday, 16 January 2013 11:35

Grate jane krijesa sa te veshtira po aq dhe atraktive. Eshte vertet kaq e veshtire te kuptoje njeri boten e brendshme te tyre. Por ne fakt sipas psikologeve, femra eshte shume e prirur te kerkoj vemendje ndaj mashkullit te saj (patnerit). Dhe ja se cilat jane ato gjera qe ajo i deshiron me se tepertmi:

 

Behu dinamik: Sa do e pavarur apo dinamike qe te jete nje grua, gjithmone do doje "portin" e saj per te ndjere siguri. Asnje grua nuk do te qe te kete ne krah nje burre qe nuk di ta mbroje apo mbeshtese ate. Te gjitha kane nevoje per nje burre te fuqishem qe tju qendroje prane ne kohe te mira e te veshtira.

 

Meso te diskutosh: Diskutimi. Po ne fakt, eshte gjeja me rendesishme qe eshte zbuluar ne shoqerine njerezore. Problemet e krijuara zgjidhen vetem nepermjet shkembimit te opinioneve. Diskutimi perben nje element kyc ne cfare do lloj raporti. Dhe kur thuhet diskutim nuk flitet per gjeneralitete, por per ate cka ndjen, mendon apo e problematizon tjetrin. Lidhja "ushqehet" nga diskutimi i te dyve. Midis ciftit duhet te kete besim. Mos prit te te besoje tjetri kur i thua: "Jam natyre e mbyllur, ndaj dhe nuk flas shume, me jep pak kohe per te te shpjeguar gjithcka". Kur nje lidhje eshte e sinqerte nuk duhet te ekzistojne ndrydhje apo sekrete.

 

Qendro larg cdo egoizmi: Mundohu te degjosh partnerin tend. Te mirekuptosh cdo pasiguri apo problem qe mund te kete. Mos injoro mendimet e tjetrit. Mos e lejo egoizmin qe t'ju percaje. Degjoje, ndieje, hyr ne psikologjine e partnerit tend. Mundohu te kuptosh se per ç'arsye sillet keshtu dhe gjej nje zgjidhje nese eshte e mundur. Mos u perpiq ta akuzosh. Ne qofte se e do vertet lere egoizmin menjane dhe qendroji prane.

 

Mos u bej "plasteline" ne duart e tjetrit: "Ne qofte se ajo do te deshironte nje njeri pa karakter dhe pa personalitet, nuk do te zgjidhte ty por nje kafshe shtepiake", shprehen dis prej psikologeve. Ka ty prane saj, sepse kerkon opinionin tend akoma dhe nese ai eshte i kundert me bindjet e saj. Ne fund te fundit, ky a nuk eshte fillimi i cdo diskutimi? Shkembimi i mendimeve te ndryshme. Askush nuk do prane nje njeri qe bie dakord me gjithcka qe i thua, sepse shume shpejt behet i merzitshem dhe i parashikueshem.

 

Fito respektin e saj: Respekti dhe vleresimi jane dy gjera qe nuk fitohen nga nje cast ne tjetrin. Ne qofte se ti e respekton dhe vlereson veten tende eshte mese e sigurte se te njejten gje do shfaqesh edhe te te tjeret. Respekti buron nga thellesia e shpirtit eshte vyrtyt. Nese mendon se e meriton respektin, lufto për ta fituar ate. Mos lejo askend te te sillet keq. Qendro i fiksuar ne mendimet e tua dhe mos mbivlereso askend qe nuk e meriton.

 

Behu disi romantik: Te gjithe kalojme neper faza te ndryshme rutine. Eshte ne doren tone ta shmangim nje gjendje te tille. Ne rast se humbet notat e  romantizmit do humbasesh dhe partneren tende (kuptohet jo gjithmone, por femrat jane gjithmone pro romanticitetit mos harroni). Nje lidhje e suksesshme bazohet ne romance.

 

Behu nje degjues i  mire i problemeve te saja: Asnjehere mos i konsidero absurditet theniet e nje gruaje. Mos i thuaj kurre se nuk e kupton ate. Qendroji gjithmone prane pa e percmuar asnjehere, te jeni te bindur qe keni per te pasur nje marredhenie te konsoliduar dhe mjaft te ngrohte.

Lini nje koment