You are here: HomeKurioziteteCudira NjerezoreLe burrin dhe tre femijet, dashurohet me vjerren ?!

Le burrin dhe tre femijet, dashurohet me vjerren ?! Zgjedhur

Publikuar ne Cudira Njerezore Tuesday, 09 September 2014 09:00

Thonë se në luftë dhe dashuri gjithçka është e lejuar, por kur Velida H. është kapur në marrëdhënie dashurie me vjehrrën e vet, kjo thënie mori një kontekst të ri. Velita H. (47), një grua shembullore dhe nënë e tre fëmijëve, muajin e kaluar ka braktisur familjen sepse është dashuruar në vjehrrën e vet Naida (62), gjithashtu nënë dhe gjyshe shembullore.

 

Janë zbuluar një natë korriku kur kanë thënë se janë duke shkuar në shopping. "Kur ika për të ushqyer qentë dëgjova disa zëra pas shtëpisë. Fshehtas iu afrova gjersa gratë bisedonin: Grua, e dashur, burrat nuk dinë asgjë për shopping. Si dikush do të shkonte për shopping pa para", i ka shpjeguar Adnani i shqetësuar, burri i Velides, gazetarit të portalit Sarajevo 365, i cili kur ka dëgjuar zërat është alivanosur. Valida ka qenë shumë e afërt me vjehrrën, që nga fillimi i martesës, por askush nuk ka menduar se ky intimitet do të mbarojë në krevat.

 

Shëtitje përherë të përbashkëta, udhëtime në det, qëndrimi bashkë natën vetëm kanë dhënë një pasqyrë idilike dhe harmonike. Marrëdhënia mes Valides dhe burrit të saj Adnan (43) ngadalë kishin filluar të ftohen, ndërsa e njëjta ka ndodhë edhe mes gjyshes dhe gjyshit Mustafa, i cili mendon se mossuksesi bashkëshortor i gruas ka të bëjë me moshën. Por ka gabuar. Askush nuk ka mundur ta merr me mend se mes dy grave po lind dashuria. Të nesërmen gratë kanë pranuar gjithçka. Burri dhe gjyshi janë në spital psikoterapik, fëmijët në shtëpi, ndërsa çifti i dashuruar ka marrë me qira një banesë në Sarajevë.

Lini nje koment