You are here: HomeKurioziteteCudira NjerezoreBurgoset sepse i shkruajti ish-te dashures 21,807 here brenda 10 muajve ?!

Burgoset sepse i shkruajti ish-te dashures 21,807 here brenda 10 muajve ?! Zgjedhur

Publikuar ne Cudira Njerezore Tuesday, 09 September 2014 08:13

Rregulli është që të mos e ngacmosh ish të dashurën e sidomos ta kontaktosh atë gjatë gjithë kohës. Një burrë në Francë disi ia arriti të kalojë këtë rregull dhe u burgos si rezultat i ngacmimit të ish të dashurës së tij.

 

Këtij të pandehuri i janë dhënë10 muaj burgim dhe i është vënë gjoba prej 1 mijë eurosh, pasi që ka thirrur dhe i ka shkruar një gruaje 21,807 herë, me kërkesën që ajo ta falënderojë për rregullimin e banesës. Sa për dijeninë tuaj, mesatarja e mesazhave që ka shkruar i bie 72 sms në ditë.

"Në atë kohë, mendoja ta bëja këtë deri sa të më kthente të hollat... apo të më falënderonte, prandaj nuk ndala së telefonuari", tha ai në gjykatën e Lyon-it. Ajo më vonë edhe është takuar me të pandehurin që ta falënderojë për atë që ka rregulluar në banesën e saj, për atë që kanë ndarë së bashku kur ishin çift. Sidoqoftë autoritetet janë ende duke përcjellë këtë njeri, i cili edhe është urdhëruar nga gjykata që të shkojë në trajtim psikiatrik, dhe i është ndaluar kontakti me gruan që ka ngacmuar.

Lini nje koment