You are here: HomeKurioziteteCudira NjerezoreVarrimi me i cuditshem

Varrimi me i cuditshem Zgjedhur

Publikuar ne Cudira Njerezore Friday, 30 May 2014 09:50

Një gruaje 80-vjeçare në Puerto Riko, i është bërë një varrim i pazakontë. Trupi i Georgina Chervony Lloren u ul në një karrige e veshur me fustanin e martesës, veshur 32 vjet më parë. Ceremonia mortore e gruas 80-vjeçare nga San Juan, e cila vdiq të dielën, bëhet në formën dhe mënyrën se si ajo e kishte menduar në kohën kur ishte akoma gjallë.

 

Georgina Chervony Llore na paraqitet e ulur në një karrige lëkundëse dhe e veshur me fustanin e saj të dasmës, e bërë 32 vite më parë. Ajo përpos karriges me ngjyrë të kuqe, para vdekjes ka kërkuar gjithashtu që të jetë e rrethuar nga bimë dhe lule.

Ndërkohë, vajza e të ndjerës, Miriam Chervony tregon për nënën e saj, se ceremonia është zhvilluar në mënyrën se si e ka imagjinuar Georgina jetën e përtejme, zgjimin e saj pas vdekjes.

Shtëpia funerale "Marin" është e njohur për realizimin e gjërave të pazakonta.

 

Lini nje koment