You are here: HomeKurioziteteCudira NjerezoreBalerina kercen edhe ne javen e 39 te shtatezanise

Balerina kercen edhe ne javen e 39 te shtatezanise Zgjedhur

Publikuar ne Cudira Njerezore Wednesday, 02 April 2014 10:02

Edhe pse mjekët këshillojnë aktivitete të reduktuara gjatë 9 muajve të shtatzënisë, rrallë kush nga nënat e ardhshme vendos që pikërisht në atë periudhë të vallëzojë balet. Mary Helen Bowers (34) e njohur si instruktorja e engjëlluashave të "Victoria's Secret" , është themeluese e studios së baletit "Ballet Beatiful", ndërsa më herët ka luajtur pothuajse 10 vjet me New York City Ballet.

 

Ajo që prej kur është shtatzënë nuk ka ndaluar së ushtruari dhe së vallëzuari, sipas saj po edhe sipas mjekut të saj, paraqet një përparësi.Në këtë mënyrë ajo e mbanë formën, kondicionin dhe trupin. Ajo me të vërtetë kënaqet dhe ndjehet shumë mirë. I gjithë aktiviteti i saj është i përkrahur nga mjeku që e ndjek shtazanin dhe vlerëson se kjo ndikon shumë mirë edhe tek ajo edhe tek bebja. Është e lumtur që nuk e ka ndërprerë rutinën e saj, bilës edhe për faktin që edhe bebja po merr pjesë në ushtrime. E tërë kjo e ka inspiruar që të fillojë të krijojë ushtrime speciale për gratë shtatzëna,për të gjitha që dëshirojnë të provojnë këtë teknikë.

 

balerina-brem-tn-05

Lini nje koment