You are here: HomeKurioziteteCudira NjerezoreKa dashur te vetevritet sepse nuk ka bere "selfie" perfekte

Ka dashur te vetevritet sepse nuk ka bere "selfie" perfekte Zgjedhur

Publikuar ne Cudira Njerezore Tuesday, 01 April 2014 12:47

Mediat britanike këtyre ditëve po shkruajnë për " të varurin e parë prej Selfi", bëhet fjalë për djaloshin 19 vjeçar Dennyju Bowman, i cili ka probleme shumë më serioze sesa selfi fotografia.

 

Dennyju është larguar nga shkolla, gjashtë muaj nuk ka dalë nga shtëpia, është dobësuar për 12 kilogramë dhe gjithë këtë e ka bërë që të duket sa më mirë para kamerës. Është bërë shumë agresiv ndaj prindërve të tij, të cilët siç shkruajnë mediat, nuk kanë mundur ta ndalojnë varshmërinë e tij nga fotografimi, 10 orë në ditë është munduar që të bëjë fotografi perfekte "selfi"- shkruan Daily Mail.E tërë kjo ka eskaluar në momentin kur duke u munduar që të lirohet nga varshmëria e tij, ai është mbi dozuar, ndërsa jetën ia ka shpëtuar e ëma e tij.Dennyju është detyruar të qëndrojë në spital ku mjekët janë munduar ta shërojnë edhe nga shumë çrregullime të tjera prej të cilave ka vuajtur ai. Tani jeta e djaloshit të ri ka filluara të kthehet në normalitet."Doja të bëja fotografi perfekte "selfi", por e kuptova se ajo ishte e pamundur. Dëshiroja të vdisja. I humba miqtë, shëndetin dhe për shumë pak edhe jetën"- ka deklaruar Dennyju.Sot Dennyju, po mundohet të u ndihmojë të tjerëve që e kanë të njëjtin problem si ai dikur.

Lini nje koment