You are here: HomeKurioziteteCudira NjerezorePas 13 muajve si i humbur ne Oqean arrin te rikthehet ?!

Pas 13 muajve si i humbur ne Oqean arrin te rikthehet ?!

Publikuar ne Cudira Njerezore Tuesday, 04 February 2014 11:38

"Nuk e kisha idenë e ditës apo orës. Shihja vetëm diellin dhe oqeanin. Nuk kam parë kurrë tokë."

Jose Salvador Albarengo i është kthyer qytetërimit pas 13 muajsh të kaluara në det dhe ka treguar se ka arritur të mbijetojë duke pirë gjak breshke dhe duke ngrënë peshq apo shpendë që i kapte vetëm me ndihmën e duarve.

37-vjeçari nga Salvadori ka treguar për 'Telegraph' se momenti më i vështirë për të ka qenë kur i vdiq shoku: "Doja të vrisja veten, por nuk mundja."

Jose u gjet të enjten e kaluar në një ishull të arkipelagut Marshall. Ai ka treguar se ishte larguar nga Meksika në prag të Krishtlindjes së vitit 2012 për të peshkuar, por era e fortë e largoi shumë dhe nuk arriti të kthehej më në shtëpi.

Jose Salvador Albarengo ka qenë në një formë fizike më të mirë sesa pritej duke marrë parasysh aventurën alla Robinson Kruzo. Ai përshëndeti duke buzëqeshur 1000 personat që ishin mbledhur për të parë kthimin e peshkatarit i cili mbijetoi i vetëm në mes të oqeanit.

Lini nje koment