You are here: HomeKurioziteteCudira NjerezoreZmadhon gjoksin per te shkolluar femijet

Zmadhon gjoksin per te shkolluar femijet

Publikuar ne Cudira Njerezore Thursday, 26 December 2013 11:30

Lacey Wildd ka filluar të zmadhojë gjoksin që nga mosha 20-vjeçare. Ajo tash është 45 vjeçe dhe nuk planifikon të heqë dorë nga kjo traditë. Mirëpo, gruaja nga Miami thotë se nuk e bën këtë për të fituar famë, por për një gjest shumë fisnik – që të shkollojë fëmijët e saj. Pasi ka fituar një shumë të parave (prej 23.000 dollarësh) ajo mendon që në vitin e ardhshëm të bëjë edhe një operacion kirurgjik në mënyrë që të bëhet gruaja me gjoksin më të madh në botë.

 

Gjoksi i saj aktual peshon 9.5 kilogramë, ndërsa madhësia e tij pritet të shkojë deri në 19 kilogramë. Kirurgët plastikë mendojnë se një gjë e tillë është e rrezikshme dhe mund të jetë me pasoja për të. Megjithatë, ajo mendon ta bëjë këtë për t'u siguruar fëmijëve të mira materiale.
"Unë dua një jetë të mirë për fëmijët e mi, të kenë një arsimim universitar, mundësi të cilën nuk e pata unë", ka thënë gruaja, e cila përkundër rrezikut nga operacionet, ka arritur të përfitojë para nga paraqitjet televizive dhe rolet filmike. Lacey është nënë e gjashtë fëmijëve me mosha nga gjashtë deri në 29 vjeç.

Lini nje koment