You are here: HomeAutoMercedes Coupe SUV, konkurrent i BMW X6

Mercedes Coupe SUV, konkurrent i BMW X6 Zgjedhur

Publikuar ne Auto Thursday, 24 April 2014 11:55

Prodhuesi "Mercedes" prezantoi zyrtarisht konceptin e ri Coupe SUV, në panairin e automjeteve të këtij viti në Pekin, duke paralajmëruar ardhjen e menjëhershme të një konkurrenti të modelit BMW X6.

 

Bie në sy çatia e tij shumë e ulët, lartësia është vetëm 1.75 metra, megjithatë, përshtypjes agresive i kontribuon gjerësia prej 2 metra dhe një gjatësi prej rreth 5 metra. Siç i ka hije një koncepti ekstravagant, është i pajisur me goma të mëdha prej 22-inç.

Është i pajisur me dritat Multibeam LED dhe tërheqjen 4MATIC në të gjitha rrotat dhe marshin automatik me 9-marrëshe. Forca ofrohet nga motori 3.0 -litra V6 twin-turbo, që zhvillon 333 kuaj fuqi dhe 480 Nm momente rrotulluese, në mes të 1.400 dhe 4.000 rpm.

Prodhuesi "Mercedes" thotë se Concept Coupe SUV, është duke u testuar aktualisht, kurse versioni në seri do të mund të dalë në trg në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Lini nje koment