You are here: HomeAutoJaguar XFR-S Sportbrake

Jaguar XFR-S Sportbrake Zgjedhur

Publikuar ne Auto Friday, 18 April 2014 11:16

Vitin e kaluar, "Jaguar" prezantoi modelin XFR-S, versioni më i fuqishëm i modelit të popullarizuar XFR, i cili u bë sedani më i shpejtë nga prodhuesi britanik i makinave, kurse në këtë vit, në panairin e automjeteve në Gjenevë, arrin edhe versioni i tij karavan, me etiketën Sportbrake.

 

Që nga koha kur është prezantuar XF, rreth pesë vjet më parë, konsumatorët janë duke pritur versionin që mund t'i bëjë konkurrencë automjeteve të tilla si: BMW M5 dhe Mercedes E63 AMG. Edhe pse në ndërkohë ka ekzistuar modeli Jaguar S-Type R, prodhuesi britanik i makinave ende nuk kishte një përfaqësues "të vërtetë" të klasës së tillë, pasi S-Type ishte bërë më shumë për performanca të ngadalta, kurse në rastin e modelit XFR-S, modeli i vetëm i popullarizuar M5, është makina e denjë në klasën e saj. Sedani ka përmbushur pritjet dhe është shitur shumë shpejt, kurse Sportbrake duhet të vazhdojë traditën kundër modelit të popullarizuar, Audi Avant. Puna e makinës XFR-S mundësohet nga një motor 5.0L V8 Supercharged që zhvillon 550 Kf dhe 680 Nm momente rrotulluese, që është dukshëm më shumë në krahasim me versionin XFR, i cili zhvillon 510 KF dhe 624 Nm momente rrotulluese.

 

Përshpejtimin në 100 km/h e arrin për vetëm 4.6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 300 Km/h, e cila e bën modelin Sportbrake një nga karavanët serik më të shpejtë në botë. Fuqia e tij transmetohet në rrotat e pasme me anë të marshit automatik me tetë shpejtësi, i cili ofron një teknologji Quickshift për ndërrimin më të shpejtë të shpejtësive, identik sikurse te modeli sportiv, F-Type. Ky marsh mund të përdoret edhe në versionin Sport, në mënyrë manuale, por edhe në këtë rast, sistemi alarmon shoferin kur transmetimi i shpejtësive është i ngarkuar dhe kur është koha për të ndryshuar ingranazhet.

Prodhuesi britanik premton se i është kushtuar vëmendje të madhe pezullimit, me qëllim që shoferi të mos e vërejë peshën ekstra dhe dimensionet e karavanit. Në fund, do të përmendim disa fjalë në lidhje me dizajnin, kurse ky Jaguar sportiv ndryshon nga karavan-i standard me fellnet me aliazh prej 20-inç, Parakolp & Prapakolp sportiv dhe një spoiler të vogël.

Enterieri ka fituar ulëse sportive dhe më shumë pajisje standarde dhe opsionale, ndërsa hapësira e bagazhit është mbresëlënëse prej 1.675 litrash. Çmimet në tregun e tij të brendshëm arrijnë në 82.500 funte (rreth 100.500 euro ose 137.700 dollarë) dhe ende nuk dihet se sa kopje do të prodhohen. Por tani dihet se oferta do të jetë e kufizuar, domethënë, pasi sedani është prodhuar në vetëm 100 kopje, e njëjta mund të ngjajë edhe me versionin e karavanit.

1. Shpejtësia

Përshpejtimin në 100 km/h e arrin për vetëm 4.6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 300 km/h, e cila e bën modelin Sportbrake një nga karavanët më të shpejtë në botë

2. Harxhimet

Jaguar XFR-S Sportbrake, është një veturë e cila edhe pse ka një fuqi të madhe, harxhimet i ka shumë të vogla. Sipas informacioneve nga fabrika kjo makinë harxhon mesatarisht 11.1 në 100 kilometra

Enterieri

Enterieri ka fituar ulëse sportive dhe më shumë pajisje standarde dhe opsionale, ndërsa hapësira e bagazhit është mbresëlënëse prej 1.675 litrash

Motori

Puna e makinës XFR-S mundësohet nga një motor 5.0l V8 Supercharged që zhvillon 550 KF dhe 680 Nm momente rrotulluese. 

Lini nje koment