You are here: HomeAutoOpel Astra GTC me motor jo te mire

Opel Astra GTC me motor jo te mire

Publikuar ne Auto Tuesday, 04 February 2014 12:20

Opel Astra GTC është një nga makinat që tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të saj që në fillimin e lansimit. Edhe pse "Opel-i" aplikon karakteristikat e shkëlqyera vizuale të coupe-së në modelet më të vogla hatch, nuk mund të thuhet se motori që është projektuar për to, është i shkëlqyer.

 

Për shembull, motori 1.4 -litra turbocharged zhvillon 120 KF dhe vetëm 175 Nm momente rrotulluese dhe mundëson përshpejtimin në 100 km/h për 11 sekonda zhgënjyese. Edhe "Renault-i" ka një motor turbo 1.2-litra që zhvillon të njëjtën fuqi, ndërsa "Ford-i" këtë e arrin me motorin 1-litër EcoBoost. Duhej të ndërmerrej një hap për shkak se synohet që të gjithë pronarët e makinave, t'i kthej në stacionin e cilësisë. "Schiftech Engineering" ka ofruar një zgjidhje interesante: ri-plotësoi njësinë ECU dhe ngriti forcën e motorit të përmendur 1.4 -litra turbo me 164 KF dhe momenti rrotullues është rritur në 288 Nm. Këto janë vetëm shifra të respektueshme që tejkalojnë pothuajse të gjitha njësitë 1.4-litra turbo.

Lini nje koment