You are here: HomeAutoVolvo V60 Polestar me 360 Kf

Volvo V60 Polestar me 360 Kf

Publikuar ne Auto Thursday, 05 December 2013 11:12

Në maj të këtij viti, keni pasur mundësi për të lexuar në lidhje me versionin Volvo S60 Polestar dhe tani ju sjellim modelin e tyre më praktik, atë V60 Polestar. Posedon motorin me gjashtë cilindra prej 2953 cc, i cili zhvillon 350 Kf dhe 500 Nm dhe ka marshin automatik me kontrollet në timon.

 

Prodhuesi "Tuning" ka instaluar një turbinë "Borg Warner", intercooler-in dhe sistemin e shkarkimit të bërë prej çeliku inoks. Në sajë të këtyre modifikimeve, peshon 1.822 kg, kurse ky model Coupe mund të përshpejtojë deri në 100 km/h, në vetëm 4.9 sekonda, ndërsa për të arritur një shpejtësi prej 200 km/h i duhen 17.7 sekonda. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h. Për të frenuar fuqinë e madhe kujdesen frenat Brembo me disqe të ventiluar me dimensione 371x32mm para dhe 302x22mm mbrapa, të cilët janë fshehur nën fellnet e aluminit ET53 me madhësi prej 20-inçësh dhe gomat 245/35 R20.

Lini nje koment