You are here: HomeAutoOpel Insignia, revolucioni i motoreve dhe sistemit argetues

Opel Insignia, revolucioni i motoreve dhe sistemit argetues

Publikuar ne Auto Wednesday, 16 October 2013 10:51

Opel Insignia kohë më parë ka pasur premierën botërore në panairin e Frankfurtit. Dhe modeli i ri i Opel-it shkëlqen me stil edhe më atraktiv të interierit dhe eksterierit, duke bartur filozofinë e dizajnit "bashkimi i zanatit dhe saktësisë gjermane" në nivel tjetër.

Me rastin e përmirësimit të kabinës, përqendrimi ishte në tri kritere: qartë, thjeshtë dhe me këtë edhe drejtimin intuitiv, përshtatja e ofertës së indo-argëtimit dhe natyrisht rehatia dhe siguria e vozitësit dhe pasagjerëve. Konzola qendrore sjell një ndjenjë tërësisht të re të saktësisë dhe komoditetit dhe mban në vete një varg teknologjisë dhe funksionesh superiore. Tabloja e komandimit është ndryshuar në mënyrë drastike.

 

Tani janë vetëm disa taste, kështu që manovrimi me sistemin indo-argëtues dhe klimës, është e shpejtë dhe intuitive. Gjenerata e re e sistemit indo-argëtues në Insignia-n e re, mundëson manovrimin përmes ekranit 8 inç me ngjyra. Nga ekrani fillestar vozitësi mundet me prekjen e gishtave të ketë qasje në të gjitha funksionet kryesore dhe nën-menytë, siç janë radio-stacionet, titujt e këngëve, lidhja me telefonin e mençur apo hartës së navigacionit 3D, komandat në timon, kontrollit me zë apo touch-pad, i cili njeh edhe autografin.

Ndërsa sistemi info-argëtues mund të përshtatet në mënyrë individuale, duke mundësuar ruajtjen e 60 rregullimeve, si play-listat, numrat e telefonit dhe adresat e navigacionit. Tabloja e instrumenteve me dizajn të ri, intensifikohet me këmbimin e të dhënave mes njeriut dhe makinës dhe e tërë kjo përmes ekranit 8 inç me ngjyra.

 

Përveç tipareve klasike, siç janë ato që kanë të bëjnë me shpejtësinë, numrin e rrotullimeve në minutë dhe nivelin e karburantit në rezervuar, të dhënat shtesë për navigacion, përdorimi i telefonit të mençur dhe opsioneve audio, gjenden në mënyrë direkte në fushën e shikimit të vozitësit.

 

 Një varg përmirësimesh në shasi, siguron agjilitet dhe rehati më të madhe. Opel Insignia e re ofron një varg funksionesh të sigurisë që lidhen me komoditetin. Aty është radari superior dhe sistemi i mbështetjes i bazuar në kamerë, duke filluar kontrolli i përshtatur i vozitjes, e deri te mbështetja për këndet e vdekura dhe shmangia e aksidenteve direkte. Në modelet me transmision automatik, sistemi i aktivizon frenat deri në ndaljen e plotë, nëse kjo është e nevojshme. Kamera e retrovizorit, duke përfshirë edhe paralajmërimin për këndet e vdekura prapa veturës, mundëson pamjen optimale para dhe prapa.

 

Efikasitet i jashtëzakonshëm

Motorët e rinj dhe tejet efikas me injektim direkt të karburantit, siç janë dy motorë benzinë turbo dhe motorit të ri turbo-dizel me emetim të gazrave 99 g CO2, e rrisin portfolion e gjerë. Një emetim kaq i ulët i gazrave, e vendos motorin e ri dizel 2.0 litërsh turbo në klasën e efikasitetit A+.

Tek modeli me katër dhe pesë dyer, me transmision manual me 6 shpejtësi dhe sistemin Start/Stop, të dy variantet, me forcë të ndryshme (88 kW/120 kuaj fuqi dhe 103 kW/140 kuaj fuqi) harxhojnë vetëm 3.7 litra në 100 kilometra, derisa modeli Sports Tourer arrin harxhimet prej 3,9 l/100 km. Si rezultat i kësaj, Opel Insignia 2.0 CDTI ka motorin më efikas në klasën e vet kur bëhet fjalë për harxhimet.

Sa i përket shpejtësisë, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 6 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 250 km/h. Në të njëjtën kohë, inxhinierët Insignia-n e re e kanë bërë edhe më dinamike. Me koeficientin e rezistencën e ajrit nën 0,25, Insignia tani është Hatchbeck-u më aerodinamik me 5 dyer në botë.

1998 cc

Shpejtësia

250 km/h

Fuqia
140ps

Harxhimet
6l / 100 km

Interieri
Konzola qendrore sjell një ndjenjë tërësisht të re të saktësisë dhe komoditetit dhe mban në vete një varg teknologjisë dhe funksionesh superiore

Shpejtësia
Sa i përket shpejtësisë, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 6 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 250 km/h

Harxhimet
Tek modeli me katër dhe pesë dyer, me transmision manual me 6 shpejtësi dhe sistemin Start/Stop, të dy variantet harxhojnë vetëm 3.7 litra në 100 kilometra

Motori
Motorët e rinj dhe tejet efikas me injektim direkt të karburantit, siç janë dy motorë benzinë turbo dhe motorit të ri turbo-dizel me emetim të gazrave 99 g CO2, e rrisin portfolion e gjerë.

Lini nje koment