You are here: HomeAutoToyota ende e para, le pas konkurrentet

Toyota ende e para, le pas konkurrentet

Publikuar ne Auto Sunday, 13 October 2013 15:59

Kompania japoneze "Toyota" arriti ta ruajë titullin e brendit më të vlefshëm automobilistik në botë. Ajo arriti t'i mposht konkurrentët si "BMW" dhe "Mercedes" të cilët arritën t'i afrohen këtij prodhuesi, por jo edhe ta tejkalojnë në listën e vlefshmërisë të prodhuesve botëror të automobilave.

Brendet gjermane dominojnë në këtë renditje, pra të dhjetë kompanive të para, në të cilën listën gjenden në pesë pozita. Siç njoftojnë mediat e huaja, brendi i "Toyota-s" vlen 35.3 miliardë dollarë dhe njëherësh është brendi i dhjetë më vlefshëm në botë nga të gjitha fushat. Përndryshe në renditjen e të gjitha brendeve, "Coca-Cola" për herë të parë në këto 13 vjet iu deshtë t'ia lëshojë vendin e parë kompanisë "Apple", ndërsa e kaloi edhe "Google" i cili shënoi rritje të madh në këto dhjetë muajt e fundit.

 

Dhjetë auto-kompanitë më të vlefshme në botë janë: "Toyota" (35.3 mlrd), "Mercedes" (31.9 mlrd), "BMW" (31.8 mlrd), "Honda" (18.4 mlrd), "VW" (11.1 mlrd), "Ford" (9.1 mlrd), "Hyundai" (9.0 mlrd), "Audi" (7.7 mlrd), "Porsche" (6.4 mlrd) dhe Nissan (6.2 mlrd).

Lini nje koment